Ministri Bytyqi paralajmëron se edukimi medial do të jetë lëndë zgjedhore

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka paralajmëruar se edukimi medial do të jetë lëndë zgjedhore në shkollat e vendit.

Sipas tij, edhe pse për këtë çështje nxënësit mësojnë në përgjithësi në kuadër të lëndëve të tjera është e domosdoshme një lëndë e veçantë.

Bytyqi ka potencuar se me zhvillimin e teknologjisë të rinjtë janë të ekspozuar ndaj informacioneve të papërshtatshme për moshën e tyre.

Këto komente ai i bëri në konferencën me temën “Konsultimet nacionale për strategjitë dhe politikat e edukimit mbi media dhe informacionin në Kosovë”, organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme