Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi sot punonjësit e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në kalimin verior të kufirit në Rinas, për t’i falenderuar për angazhimin dhe përkushtimin gjatë një sezoni turistik me flukse të jashtëzakonshme udhëtarësh. Takimi u zhvillua së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si një vlerësim për punën e strukturave që çdo ditë përballojnë hyrje-daljet në pikën kryesore kufitare ajrore të vendit, duke garantuar njëkohësisht shërbim të shpejtë, siguri dhe kontroll kufitar.

Vetëm gjatë muajve të verës, Policia Kufitare në Rinas ka punuar me ngarkesë të shtuar për të përballuar flukse që kanë arritur në dhjetëra mijëra pasagjerë në ditë. Muaji gusht raportonte afro 55 mijë pasagjerëve në ditë dhe kalimin e shërbimeve kufitare në regjim 12-orësh gjatë sezonit turistik.

Duke iu drejtuar efektivëve, ministri Demo u shpreh se kontakti i parë që shumë vizitorë kanë me Shqipërinë është pikërisht me punonjësit e Policisë Kufitare.

 

“Ju jeni fytyra e parë që udhëtarët shohin kur mbërrijnë për vendin tonë dhe marrëdhënia që ne krijojmë me këdo që futet në kufi, qytetarë vendas e të huaj, është siguria që duam të përçojmë”, u shpreh ministri.

Ministri Demo falenderoi punonjësit e Policisë për profesionalizmin me të cilin kanë përballuar rritjen e ndjeshme të flukseve gjatë sezonit turistik, duke nënvizuar se rezultatet e arritura janë mbi të gjitha rezultat i punës së njerëzve në terren.

 

“Çdo gjë nis me punonjësin e Policisë, sjellja e të cilëve duhet të jetë një model qytetarie që duhet të shtrihet tek të gjitha shërbimet duke nisur nga pikat kufitare.”- shprehet ministri Demo.

Gjatë takimit u evidentua edhe përdorimi gjithnjë e më i madh i teknologjisë në përpunimin e udhëtarëve dhe në përmirësimin e shërbimit. Përtej uniformave policore, përmirësimi i shërbimeve evidentohet edhe përmes përdorimit të teknologjisë, modernizimin e sistemeve dhe pajisjeve të kontrollit kufitar dhe sistemit e-Gate, që kanë mundësuar shkurtimin e kohës së përpunimit dhe menaxhimin më efikas të flukseve.

 

Ministri i Brendshëm përmendi se teknologjia do të vijojë të jetë një instrument i rëndësishëm, por nuk zëvendëson rolin e punonjësit të Policisë, – “Ne do punojmë fort që ta shtrijmë përdorimin e teknologjisë në të gjitha shërbimet, jo thjesht kufitare, për të rritur efikasitetin, për të garantuar sigurinë publike dhe për të krijuar një eksperiencë të re referimi për qytetarin në territorin e Shqipërisë”.

Gjithashtu, Demo theksoi se rritja e numrit të udhëtarëve kërkon që shteti të vazhdojë të investojë paralelisht në kapacitete njerëzore, teknologji dhe kushte më të mira pune, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të bëhet më i shpejtë pa cenuar standardet e sigurisë. sezonit të ardhshëm turistik dhe nevojën për të vlerësuar forcimin e kapaciteteve të Komisariatit të Rinasit.

 

“Së bashku me drejtorin, ne po shohim mundësinë që të përgatitemi edhe më mirë për sezonin e festave dhe sezonin tjetër turistik, duke përforcuar Komisariatin e Rinasit, për të përballuar fluksin e turistëve që tashmë Shqipëria pret”, thotë Ministri Demo referuar nevojës për forcimin e burimeve njerëzore.

The post Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme