Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka premtuar edhe një lehtësim për prodhuesit vendor. Ai të premten u ka premtuar bizneseve në Parkun e Biznesit në Drenas zvogëlim të qerasë për bizneset deri në 50 përqind.
“Ne sot së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj kemi vizituar zonën ekonomike në Drenas dhe i inkurajuam bizneset. Ne do të vazhdojmë përkrahjen dhe heqjen e të gjitha barrierave, por ne e kemi një apel që të kenë prodhime sa më cilësore. Ne sot po ua kumtojmë lajmin se do ta zbresim 50 përqind qiranë që është një lehtësim për ta”, ka thënë Hasani.
Ministri Hasani ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për ta, por në të njëjtën kohë ka kërkuar që prodhimet të jenë sa më cilësore.
“Prodhuesve u mbetet që të fokusohen të cilësia, kurse ne do ta shtojmë përkrahjen. Prodhuesit kanë pasur ankesa se qiraja është e shtrenjtë. Nga janari do të paguajnë 50 për qind më lirë qiranë”, ka përfunduar ai.