Ambasada franceze në Kosovë, përmes një kumtese njofton se ministri francez i Punëve të Jashtme Jean-Marc Ayrault takohet me ministrin e Jashtëm në të Kosovës Enver Hoxhajn. Takimi zhvillohet sot pasdite.
Temë e takimit pritet të jetë ndalimi i Ramush Haradinajt nga INTERPOL –i më 4 janar në Bazel nga autoritete franceze. Ndalimi i Haradinajt është bërë me fletë arrest të Serbisë të vitit 2004.
Gjykata e Apelit në Colmar e ka liruar me kusht Haradinajn deri në arritjen e kërkesës për ekstradim nga Serbia Ramush Haradinaj.
Autoritet e Kosovës po bëjnë përpjekje për lirimin dhe mos dorëzimin tij në Serbi