Ministri i Arsimit kundër Haradinajt, e quan të ngutshëm shkarkimin e AKA’së

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për përjashtimin e Kosovës nga EQAR’i, e ka pranuar që vendimi i tij me urdhër të Kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e bordit dhe ushtruesit të detyrës së Agjencisë për Akreditim të Kosovës ka qenë i ngutshëm.

Përjashtimi i Kosovës nga Regjistri Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) e vuri nën presion të madh MASHT’in dhe Kryeministrin. Gjatë seancës së sotme në Kuvend, ministri Bytyqi u kritikua edhe për injorimin e Komisioneve parlamentare, ku nuk kishte shkuar për raportim edhe pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

“Nga kjo perspektivë dhe situatë që është krijuar sot, mund të themi që vendimi për shkarkim të bordit ka qenë i ngutshëm”, ka thënë Bytyqi, duke thënë që ekzekutivi nganjëherë merr edhe vendime të ngutshme.

Kryeministri Haradinaj e kishte urdhëruar ministrin Bytyqi për këtë shkarkim, vendim që doli të ishte i gabuar pasi EQAR nxori përfundimin që kjo agjenci e ka humbur pavarësinë nga politika.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme