Gazetar: Mihajllo Donev
Sipas ministrit të drejtësisë Igor Fillkov, reformat në gjyqësor në vitin e parë të mandatit të tij nuk mbetën vetëm në letër. Ai tha se brenda një viti dikasteri i tij ka hartuar dhe dorëzuar në Qeveri 22 ligje sistemore, ndërsa tetë nga ligjet në Agjendën reformuese me afat deri më 7 qershor janë tashmë në procedurë qeveritare. Nga ligjet që janë tashmë në qeveri, Fillkov theksoi se katër prej tyre lidhen me pagat e punonjësve në degë të shumta të sektorit gjyqësor.
“Me këto ligje mundësohet kthimi i koeficienteve të pagave para uljes së tyre gjatë shkurtit dhe dhjetorit 2024. Gjithashtu, ligji për shërbimet gjyqësore dhe të prokurorisë publike është paraqitur në Qeveri. Cilësia e shërbimit gjyqësor dhe prokurorisë publike ndikon drejtpërdrejt në pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit. Këto dy ligje rregullojnë kategoritë dhe nivelet e punës, avancimin dhe punësimin”, tha Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë.
Lidhur me pyetjen nëse do të kërkohet rritje e pagave të prokurorëve publik, Filkov thotë se ata së pari do të duhet ta meritojnë atë.
Fondet janë problem kronik kudo, jo vetëm atje, por edhe në Ministri. Është normale të kërkohet rritje, por vetëm nëse është e justifikuar. Që do të thotë se duhet të jetë proporcionale me rezultatet e prokurorisë publike. Ne tashmë kërkojmë rritje si pjesë e agjendës së reformave dhe pjesë e planit të veprimit, domethënë, nëse më ndoqët, kërkuam kthimin e koeficientëve të pagave, gjë që besoj se është vërtet e mjaftueshme në këtë pikë”, shtoi ai.
Në fushën e reformave, Filkov theksoi veçanërisht ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, të cilin ai tha se nuk bëhet fjalë për qasje deklarative, por ndryshim themelor që do të çojë në ndërtimin e një Këshilli Gjyqësor transparent dhe profesional, organ që është vazhdimisht në qendër të kritikave për mënyrën e funksionimit të tij./Alsat.mk