Ministri i Ekologjisë, Bashkim Ahmeti ka kërcënuar me vdekje pronarin e portalit ‘TetovaSot’. Ky lajm bëhet i ditur nga vet portali në fjalë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas pronarit. R. M, rreth orës 15 e 30, ministri Ahmeti e ka telefonuar dhe e ka sharë e kërcënuar me vdekje. Me të ndodhur ky rast, R. M i është drejtuar zyrës së OBSE-së në Tetovë.
Pronari i portalit të lartëpërmendur pohon se ka audioinçizim të bisedës dhe se të njëjtën do t’ua dërgojë të gjithë amabsadave të huaja në vend, shoqatave të gazetarëve dhe organizatave tjera.
Ditë më parë, portali TetovaSot kishte kritikuar ministrin Ameti për shkrutim të buxhetit për viset shqiptare.