Ministri i Ekologjisë, Izet Mexhiti sot prezantoi strategjinë për uljen e ndotjes së ajrit. Sipas Mexhitit, ndotja e ajrit është problem prej vitesh, ndërsa tani është faza e zgjidhjes. Mexhiti tha se duhet qasje serioze për zgjidhje të tërësishme. Ministri i Ekoligjisë tha se institucionet në nivel qendror dhe njësitet e vetëqeverisjes vendore janë përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve programore 2024-2030.
“Paketa programore përmban reduktim e emetimit të grimcave nga vatrat shtëpiake, reduktimin e emetimit të grimcave të objekteve publike, instituti për cilësi të ajrit të ambientet, reduktimin e emetimit të grimcave nga proceset industriale, ndezjen e materialeve të djegshme të paligjshme, gjelbërimin dhe pyjet, reduktimin e shkarkimeve nga transporti, menaxhimin e emetimeve. Siç shihet paketa programore mbulon fushat kryesore që ndikojnë në cilësinë e ajrit, përkatësisht energjetikë, industrinë, transportin, bujqësinë dhe pylltarinë”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër./Alsat.mk