Ministri i FSK’së: Ushtrinë nuk do ta bëjmë njëanshëm

Transformimi i FSK’së në Forcë të Armatosur, tashmë është përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Ministri i FSK’së, Haki Demolli ka thënë se krijimi i ushtrisë nuk do të bëhet njëanshëm, pasi pa votën e pakicës serbe nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vet Kushtetuta e Kosovës, e cila deputetëve të komunitetit pakicë serbë u jep të drejtën e votës së dyfishët, pa të cilën nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese, është sajuar në koordinim dhe në kooperim me faktorin ndërkombëtar.

Nisur nga kjo, sipas tij, zgjidhja për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, duhet gjetur në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.

“Ne në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërmarrim ndonjë vendim apo vendim unilateral, por gjithsesi veprimet tona duhet t’i koordinojmë me faktorin ndërkombëtar dhe kur është gjetur së bashku me ta zgjidhje për shumë probleme të natyrave të ndryshme, besoj që do të gjejmë zgjidhje edhe në situatën e tillë që jemi, respektivisht edhe për çështjen që ka të bëjë me transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Demolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme