Ministri i Jashtëm i Holandës: Nuk shohim asnjë progres në Shqipëri për hapjen e negociatave

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok deklaron se Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres për të merituar hapjen e negociatave. Deklarata e kreut të diplomacisë holandeze është bërë gjatë një takimi online për zbatimin e ligjit në vendet e Ballkanit.

“Holanda ka qenë e qartë, ne duam të shohim progres në çështje e zbatimit të ligjit nga vendet kandidate. Ne jemi të lumtur që shohim progres në këtë fushë në Maqedoninë e Veriut, por fatkeqësisht nuk e shohim këtë gjë në Shqipëri”,– ka deklaruar ministri Blok i pyetur nga Exi.al

Qeveria e Holandës dhe parlamenti i këtij vendi kanë kundërshtuar disa muaj më parë çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës parë ndërqeveritare mes Tiranës dhe Brukselit.

Çështja e mungesës së gjykatave kryesore në vend, reforma zgjedhore e njëanshme dhe ligji i mediave kanë qenë tre prej kundërshtive kryesore të Holandës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme