Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Muhtar Tleuberdi, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Gjatë qëndrimit në Shkup, Tleuberdi pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski si dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.