Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, mbrëmë shtroi një darkë në rezidencën e tij në Hajvali për krerët e shtetit, shkruan ORAinfo.
Në këtë darkë të pranishëm ishin kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe kryekuvendari Kadri Veseli dhe disa ministra tjerë.
Aty nuk është parë vetëm kreu i Nismës njëherësh zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Megjithatë edhe ai ishte i përfaqësuar në këtë darkë, nga ministri i partisë së tij, Skender Reçica.
Por në foton e publikuar në foto nuk ishte vërjetur se në darkë kishte marrë pjesë edhe një ministër nga Lista Serbe, përcjell ORAinfo.
Fjala është për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo. Ky i fundit në foton e parë ishte përkujdesur që të fshihej nga aporati, por në foton e publikuar nga një pozicion, vërehet qartë se Rikallo kishte marrë pjesë në takim.
Kujtojmë që Rikallo ishte akuzuar nga disa qytetarë të lagjës ‘Dardania’ në Prishtinë se i kishte keqtrajtuar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Por prokuroria e shtetit kishte hedhur poshtë këto akuza, pasi nuk kishte arritur t’i vërtetojë ato.
Mbrëmë u tha se arsyeja e mbledhjes së udhëheqësve të vendit ishte çështja e demarkacionit, si dhe kërkesa e presidentit Thaçi që institucionet shtetërore të kalojnë në Hjavali, por për asnjërën prej këtyre çështjeve nuk u prononcuan pjesëmarrësit e kësaj darke. /ORAinfo/
Për më shumë shihni foton: