Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Kurrë s’kemi kërkuar me i pas tre vaksina…

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është deklaruar pas reagimeve nga shtetet fqinje në lidhje me masat kufizuese për të hyrë në Kosovë.

Latifi ka treguar se në Kosovë mund të hyjnë lehtësisht qytetarët qe kanë dy doza të vaksinës Anti-COVID por që gjithsesi nevojitet edhe testi PCR-negativ.

“Ne kurrë nuk kemi kërkuar me i pas tri vaksina për të hyrë në Kosovë. Nëse ne i lexojmë masat me kujdes që janë të shënuara thotë se ju mund të hyni në shtetin e Kosovës nëse keni tri vaksina, keni dy vaksina – duhet testi, ajo e treta është me iu treguar gjithë qytetarëve se mund të kalosh pa problem. Ajo është masë e hequr dhe nuk ekziston… Kjo është bërë punë e madhe por ne kurrë nuk kemi kërkuar që me qenë e domosdoshme që ju me i pas tri vaksina për të hyrë në Kosovë”, u shpreh ai. Latifi tha po ashtu se përkundër rritjes së madhe të rasteve pozitive me COVID-19 që Kosova po shënon ditëve të fundit, gjendja pandemike në vend është më e mira në rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme