Ministri i Shëndetësisë nuk shpjegon shkurtimin e 7 milionë eurove për sëmundjet e rralla, pacientët në rrezik

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Shkurtimi i buxhetit përbën rrezik për personat me sëmundjet e rralla. Edhe përkundër këtij fakti ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu nuk jep shpjegime konkrete se përse ka vendosur të shkurtojë fondet për këtë kategori të pacientëve.

Aliu duke shmangur përgjigjen në pyetjen se përse është dashur të ndodh shkurtimi tha se institucioni që ai drejton do të hartojë një plan veprimi për mënyrën se si do të shpërndahen terapitë për pacientët. Buxheti për sëmundjet e rralla nga 24 milionë euro ulet në 17.5 milionë euro, përkatësisht 7 milionë euro më pak.

“E dini që buxheti nuk mund të shkurtohet, thjesht ai buxhet grumbullohet nga akcizat në Ministrinë e Shëndetësisë, pra ideja është që të riorganizohet brenda dhe e dini se protokollet e reja i kemi gati..ideja është që të definohet një road map (plan veprim) në këtë pjesë se si do të ndahen këto ilaçe për këtë grup të qytetarëve”, u shpreh Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

Nga Aleanca Kombëtare për Sëmundje të Rralla shprehin shqetësimin lidhur me vendimit e ministrit të shëndetësisë. Kërkojnë takim me ministrat dhe kryeministrin.

“Jemi duke përgatitur shkresë ku do të kërkojmë takime në nivelin më të lartë me Ministrin e Shëndetësisë, Ministren e Financave dhe me kryeministrin në mënyrë që të mos trajtohemi si një grup i margjinalizuar që ankohet, por në këto takime do të nxjerrim në pah propozime specifike për financim shtesë të Programit për Sëmundje të Rralla”, thonë nga Aleanca Kombëtare për Sëmundje të Rralla.

Aleanca Kombëtare për Sëmundje të Rralla paralajmëron se çdo shkurtim i buxhetit përbën rrezik serioz për jetën e pacientëve. Sipas kësaj organizate, mungesa e terapive, qoftë edhe për një periudhe afatshkurtrër, çon në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore dhe pasoja të rënda./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme