Ministri i Transformimit Digjital: Po negociojmë marrëveshje historike për roamingun

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski ka bërë të ditur se më 12 qershor do të mbahet një takim mes ministrave të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, në kuadër të iniciativës “Roaming si në shtëpi”. Andonovski tha se kjo iniciativë ul shpenzimet e telefonisë mobile, SMS-ve dhe internetit për qytetarët që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Ai shtoi se për qytetarët kjo nënkupton përdorim të shërbimeve mobile me të njëjtat çmime si në vendin e tyre edhe gjatë udhëtimeve në BE, si dhe të njëjtat kushte për qytetarët evropianë në Maqedoni. Sipas Andonovskit, synohet që negociatat të përfundojnë gjatë këtij viti, ndërsa zbatimi i marrëveshjes të nisë në janar 2027.

“Është pozitive që po negociojmë secili shtet veç e veç, që do të thotë se sa më shpejt t’i përmbushim kushtet dhe sa më shpejt të ecë procesi, aq më shpejt do ta përfundojmë. Pres që gjatë këtij viti të përfundojnë negociatat, të përcaktohet teksti i marrëveshjes, ai të kalojë në seancë qeveritare dhe të ratifikohet në Kuvend, dhe të jemi të parët nga Ballkani Perëndimor që ta nisim këtë proces. Shpresa ime e sinqertë është që kjo të ndodhë në janar të vitit 2027,” deklaroi Stefan Andonovski, ministër I Transformimit Digjital.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme