Ministri Ismaili lavdëron kompaninë e Behgjet Pacollit, e cila po e ndërton spitalin pediatrik

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka inspektuar punimet për ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik, të cilat kanë filluar në muajin maj të këtij viti.

Ismaili ka folur me superlativa për punimet dhe për spitalin e ri, të cilin është duke e ndërtuar “Mabetex Group” – kompania ndërtimore në pronësi të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollit.

“Ka përfunduar zvarritja me vjet e ndërtimit të Spitalit Pediatrik Kirurgjik. Punimet po zhvillohen me intensitet të plotë dhe brenda 24 muajsh Kosova do të ketë një spital modern që do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë”, ka thënë Ismaili.

https://www.facebook.com/uismaili/posts/273719073225994

Ministri Ismaili deklaroi se me rreth 10 mijë metra katrorë hapësirë, ky spital që kap koston 20 milionë euro, “do të ofrojë kushte të mira për punë, 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve tanë”.

Në prani të ministrit Ismaili, gjatë vizitës së sotme të tij në QKUK, ishte edhe Valon Lluka – drejtor i “Mabetex Group” për Kosovë, raporton Insajderi.

Ndërtimi i klinikës së re të Pediatrisë në QKUK është donacion nga Fatima bint Mubarak, nëna Mbretëreshë e Emirateve të Bashkuara Arabe, emrin e së cilës do ta mbajë spitali.

Kompania “Mabetex” ka fituar tenderin 22 milionësh ndërkombëtar të shpallur në EBA. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme