Ministri Ismaili reklamon shtretërit ‘antikë’ të QKUK-së nga viti 1983 (Foto)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka publikuar disa fotografi përmes një postimi në Facebook ku  tregon gjendjen e rëndë të shtretërve në QKUK dhe se këta shtretër janë që nga viti 1983.

Ai ka premtuar që këta shtretër do të ndërrohen, megjithëse partia e tij ishte pjesë kryesore e të gjitha qeverive të pas pavarësisë së Kosovës, shkruan Periskopi

Ja dhe postimi i plotë:

Disa nga këta shtretër të cilët po i shihni në këto fotografi në QKUK, janë nga viti 1983. Fatkeqësisht për vite me radhë qytetarët tanë janë ballafaquar me këso lloj kushtesh nëpër disa klinika. Por ashtu siç po u vjen fundi shumë parregullsive të tjera, edhe gjendjen me shtretër do ta rregullojmë. Shpejt do të vijë edhe kontingjenti i parë me qindra shtretër të pajisur me dyshekë të denjë, për qëndrim të qytetarëve tanë. E dimë qe kemi ende sfida, por një nga një do t’i trajtojmë për një sistem shëndetësor cilësor me qendër qytetarin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme