Ministri izraelit i Shëndetësisë, Moshe Arbel, mbrëmë vonë i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai ka urdhëruar ndalimin e trajtimit të anëtarëve të Hamasit në spitalet publike, transmeton Anadolu.
Ministri izraelit tha se “Detyra e sigurimit dhe trajtimit të militantëve palestinezë të plagosur brenda sistemit të shëndetit publik dëmton ndjeshëm këto përpjekje. Dhe për këtë arsye, nën drejtimin tim, sistemi shëndetësor publik nuk do t’i trajtojë ata”.
Arbel shtoi se trajtimi i çështjes duhet t’i besohet ushtrisë izraelite ose Shërbimit të Burgjeve të Izraelit dhe Ministria e Shëndetësisë është e “gatshme” t’i ndihmojë këta njerëz aq sa është e nevojshme. Ai i kërkoi kryeministrit Netanyahu “udhëzime të menjëhershme” për të zbatuar këtë udhëzim.
Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur fushatë të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës së bllokuar, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.
Konflikti filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i papritur në shumë fronte, përfshirë lëshimin e një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izraeli përmes tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrjeje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.
Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.
Përgjigjja e Izraelit është shtrirë edhe me ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim izraelit që nga viti 2007.