Ministri kosovar duke shuar flakët në Kalimash, Çuçi i Ramës në plazh/ Refuzon edhe ta takojë

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zvelça u vu në krye të operacioneve për shuarjen e zjarreve në Kalimash, ndërkohë që homologu i tij shqiptar Bledi Çuçi ishte në plazhet e Jonit.

Kosova dërgoi dhjetëra forca të ushtrisë dhe zjarrfikëse në Kalimash një natë më parë për shuarjen e zjarreve, të cilat po vijojnë ende në betejë me flakët.

Nga ana tjetër, Bledi Çuçi vijon pushimet i pa shqetësuar, madje ka hequr dorë nga drejtimi i ministrisë në një situatë krize, duke i deleguar kompetencat zëvëndesit të tij.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zvelca u vendos në krye të operacionit të forcave të ardhura nga Kosova për shuarjen e zjarrit në pjesën më të rëndësishme të Rrugës së Kombit, tunelin e Kalimashit. Por zyrtarin e lartë të qeverisë së Kosovës e priten vetëm forcat zjarrëfikëse të ardhura nga Kukësi, Shkodra e Lezha pasi homologu i tij shqiptar Bledi Çuçi nuk mund të sakrifikonte pushimet në brigjet e jugut, “për një diçka kaq të vogël sa çe konsideron ai zjarrin e madh që përfshiu zonën rreth tunelit të Kalimashit.

Faktikisht mbrëmjen e së hënës dhjetëra trupa të ushtrisë së kosovës dhe zjarrfikëse, me urdhër te Kryetares se Shtetit Vjosa Osmani, ju gjendën menjëherë pranë Shqipërisë për të përballuar situatën nga zjarret, që ka përfshirë vendin prej disa javësh.

Ushtarë dhe zjarrfikës, të cilët ishin duke luftuar me flakët në Kosovë bën një akt të jashtëzakonshëm solidariteti, duke lënë ndezur zjarret në vendin e tyre, për të shuar ato që po digjnin pyjet në Shqipëri.

Për t`i dhënë rëndësinë maksimale angazhimit të forcave kosovare për shuarjen e zjarreve në Kukës, në krye të këtij operacioni u vendos vetë ministri i Brendshëm Xhelal Zvelça, i cili mbërriti në Kalimash menjeherë pasi u mor vendimi për të ndihmuar Shqipërinë.

Por përballë këtij solidariteti dhe angazhimi, qeveria shqiptare kreu aktin e rradhës së papergjegjshmërisë ndaj qytetarëve të cilët po vuajnë prej javësh nga zjarret masive.

Në një kohë që qeveria e Kosovës angazhohej maksimalisht duke dërguar ministrin e saj në Kalimash, ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi nuk mori mundimin të shkonte në tunelin e Kalimashit, qoftë edhe për t’i kryer një pritje kortezie homologut të tij nga Prishtina.

Për më tepër Bledi Çuçi vijon i pashqetësuar pushimet në restorantet dhe plazhet e jugut.

Ne media u publikuan fotot e Çuçit i cili shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij Delina Fico, duke bërë plazh në brigjet e Jonit.

Sikur të mos mjaftojë kjo indiferencë e ministrit Çuçi, skandali merr përmasa akoma dhe më të mëdha, ku nga një dokument zyrtar i publikuar nga Dosja.al, tregohet se Ministri i Brendshëm i ka deleguar zëvëndësit të tij kompetencat e institucionit që drejton, pavarësisht se Shqiperia po përballet me një situatë emergjence nga zjarret të cilat përveç dëmeve te jashtëzakonshme kanë marrë edhe jetën e një personi në Gjirokastër.

Image

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme