Ministri Lluka mobilizon stafin, kërkon angazhim maksimal për realizimin e projekteve

Një prej kuadrove më të përfolur të AKR’së në qeverinë e sapoformuar, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka shtuar intensitetin e punëve. Ai nga stafi në këtë ministri ka prezantuar planin e tij ku fokus kryesor do të jetë zhvillimi i sektorëve si energjia dhe minierat, ndërsa vëmendje e rëndësishme do t’i kushtohet edhe ndërmarrjeve publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Po ashtu, zhvillimi i Trepçës është një prej synimeve kryesore gjatë këtij mandati të ministrit Lluka, ndërsa së shpejti pritet edhe implementimi i projektit për trajtimin e ujërave të zëza, donacion nga shteti francez në vlerë prej 80 milionë eurosh.

Portali Sakte.net merr vesh se ministri Lluka ka mobilizuar stafin dhe i ka njoftuar për së afërmi me intensitetin e shtuar në punë dhe efikasitetin që ai pret nga departamentet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme