Ministri Rrahmani zgjedh shefin e Prokurimit pa licencë prokurimi!

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka caktuar ushtruesin e detyrës së shefit të Prokurimit, ndonëse ky i fundit nuk ka as licencë prokurimi. Për më tepër, Alban Pozhegu prej se ka filluar ta ushtrojë këtë pozitë i ka nënshkruar së paku dy tenderë për operatorët ekonomikë, duke e shkelur kështu me “dy këmbë” Ligjin e Prokurimit Publik, shkruan sot, gazeta Zeri.

Alban Pozhegu është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), institucion ky që udhëhiqet nga Imet Rrahmani, ndonëse nuk ka as licencë për prokurim publik.

Për më tepër, Pozhegu prej se ka filluar ta ushtroj këtë pozitë, pavarësisht mungesës së licencës, i ka nënshkruar së paku dy tenderë për operatorët ekonomikë, duke e shkelur kështu me “dy këmbë” Ligjin e Prokurimit Publik (LPP).

Zyrtarë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), institucion ky që e monitoron procesin e prokurimit publik në vend, kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se nënshkrimi i kontratave nga zyrtari i palicencuar është veprim i jashtëligjshëm. Madje, sipas tyre, edhe i dënueshëm.

“Zyrtari në fjalë deri më tash asnjëherë nuk ka shprehur interesim që së paku të ndjekë ndonjë nga trajnimet e parapara për prokurim. Emri i Alban Pozhegut nuk figuron në asnjë regjistër të KRPP-së”, kanë bërë të ditur për “Zërin” zyrtarë të KRPP-së

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme