Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka folur për mediat serbe në lidhje me situatën e luftës në Ukrainë ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar edhe Kosovën.
“Prishtina, kryeqyteti i shtetit të vetëshpallur të Kosovës, po përpiqet vetëm të fitojë njohje ndërkombëtare për veten e saj duke mbështetur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”– tha të hënën Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov për mediat serbe.
“Sa i përket mbështetjes së Prishtinës për Kievin, mendoj se gjithçka është e qartë për këtë.
Nuk është se Prishtina, duke u vetëshpallur siç e shohin të gjithë, një kuazi shtet kriminal, mendon dhe kujdeset për të drejtën ndërkombëtare”, tha Lavrov, duke shtuar se:
“Ajo thjesht dëshiron të përfitojë nga situata për t’iu njohur pseudo pavarësia e saj dhe pozicionohet sikur të ishte aleati kryesor i SHBA-së dhe NATO-s në Ballkan.
Në vitin 1999, një konfrontim i armatosur midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë serbe çoi në një bombardim të asaj që atëherë ishte Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, nga forcat e NATO-s. Operacioni bazohej në faktet e vendeve perëndimore se autoritetet jugosllave po kryenin spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës. Sulmet ajrore të NATO-s vazhduan nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.