Ministri serb guxon të flas në emër të Rusisë: Ajo është e gatshme për Kosovën

Ministri serb i Inovacionit, Nenad Popovic, i ka dhënë vetes të drejtë të flas në emër të Rusisë, lidhur me përfshirjen potenciale të saj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Popovic ka thënë se Rusia po qëndron gati të pranojë një ftesë nga Serbia për t’iu bashkuar dialogut, shkruan gazetametro.net.

Mirëpo, Popovic i jep vetes të drejt po ashtu të flas për një ‘dialog të ri’, i cili, sipas tij, do të niste sapo Prishtina të tërhiqej nga vendimet për ushtrinë dhe taksën.

“Nëse vjen deri tek dialogu i ri sapo Prishtina të tërheq vendimet e diskutueshme për formimin e ushtrisë dhe rritjen e tarifës, Rusia është gati për ftesën zyrtare nga Serbia për t`iu bashkuar dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës” ka thënë ministri serb i Inovacionit, Nenad Popovic.

Popovic ka shtuar se Serbia do ta përdorë ndikimin e Rusisë për të forcuar pozitën e saj në dialogun me Serbinë, duke thënë po ashtu se pjesëmarrja ruse varet nga angazhimi i Amerikës në këtë dialog.

“Në atmosferën e presionit të imponuar nga vendet perëndimore, të kushtëzuar me anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian duke hequr dorë nga Kosova, mbështetja e Rusisë për respektimin e Kushtetutës sonë do të thotë të forcojmë më tej pozicionin tonë. Jam i bindur se nëse forcat e tjera si Shtetet e Bashkuara hyjnë në dialog, Serbia do të ftojë Rusinë për t’u bashkuar“, ka thënë Popovic për Blicin serb.

Sidoqoftë, edhe Kosova ka kërkuar angazhimin e Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ani pse BE’ja është e ngarkuar me lehtësimin e këtij dialogu, të dyja palët po e ndjejnë të nevojshme angazhimin amerikan dhe rus.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme