Ministri serb kërkon që rusëve në Nish t’iu jepet statusi diplomatik

Nenad Popoviq, ministër i Serbisë për Inovacion e zhvillim teknologjik nga Partia Popullore, ka deklaruar se pjesëtarëve të Qendrës serbo – ruse në Nish duhet dhënë statusin diplomatik tek ka thënë se humanitarë rusë kanë shpëtuar jetën e qytetarëve të Serbisë nga vërshimet e zjarret dhe kanë pastruar më shumë se katër milionë metra katrorë të territorit të Serbisë nga minat e pashpërthyera të NATO-s, tranemton Koha.net.

“Si t’iu sqarohet qytetarëve të Serbisë se ushtarët e NATO-s, të cilët kanë mbjellë bomba nëpër Serbi, kanë status diplomatik e humanitarët rusë, të cilët e pastrojë Serbinë nga këto bomba, nuk e kanë atë status”, citon “veçernje novosti”, të ketë thënë ai.

Në vazhdim Popovq ka vlerësuar se Serbia duhet të zhvillojë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Uashingtonin e Brukselin dhe të kultivojë marrëdhënie miqësore me Rusinë e Kinën.

“Vetëm kështu mund t’i mbrojmë interesat tona lidhur me çështjen e Kosovës dhe me Republikën Serbe”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme