Përderisa dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po vazhdon, lidershipi i kësaj të fundit po vazhdon me deklarata që tregojnë se një marrëveshje përfundimtare ende duket larg.
Së fundi deklarata të çuditshme ka dhënë edhe ministri për Inovacion e Zhvillim Teknologjik në Serbi, Nenad Popoviq.
Ai ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të arrijë të bëhet anëtare e OKB-së, transmeton lajmi.net
“Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosovës, dhe asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e OKB-së”, tha Popoviq, pasi vendosi kurora lulesh te viktimat e bombardimeve të NATO-s.
Ministri serb drejtoi akuza edhe te NATO. Ai tha se kjo organizatë “vrau mijëra civilë”.
“Serbia është e gatshme për bisedime, por sot 19 vjet pas bomardimeve e themi të gjithë se nuk heqim dorë nga Kosova”, shtoi Popoviq.
Ai thotë se Serbia nuk do të bie pre e presioenve nga ndërkombëtarët.
“Edhe sot presionet janë të vazhdueshme. Por nuk do të dorëzohemi para asnjë shantazhi. Serbia ka qeverinë dhe presidentin e vet, dhe nuk do të kryejnë punë presionet”, shtoi ministri serb.
Ndryshe këto deklarata vijnë vetëm një ditë pasi presidenti Thaçi dhe Vuçiq vazhduan me dialogun në Bruksel. /Lajmi.net/