Ministri serb në qeverinë Haradinaj: Sigurinë e serbëve të Kosovës e garanton Vuçiq

Ministri në dorëheqje për Komunitete e Kthim i Qeverisë së Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka folur pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ministri në dorëheqje për Komunitete e Kthim i Qeverisë së Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, pas takimit të djeshem me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sigurinë e serbëve të Kosovës e garanton vetëm presidenti serb, Vuçiq.

Siç raporton televizioni shtetëror serb, Jevtiq, ka thënë se në takimin me presidentin serb, Vuçiq janë diskutuar tema të ndryshme.

Sipas Jevtiqit, një ndër temat ishte edhe shqetësimi për injorimin e vazhdueshëm që po u bëhet përfaqësuesve politik serbë nga Qeveria e Kosovës.

Ministri në dorëheqje në qeverinë Haradinaj, po ashtu ka thënë se presidenti serb, Vuçiq iu ka kërkuar atyre që të kthehen në institucionet e Kosovës të paktën edhe për 45 ditë, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas tij, arsyeja përse Vuçiq ua ka kërkuar një gjë të tillë është për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Në këtë takim po ashtu u shfaq frika se është krijuar një bindje se po bëhen përpjekje për të sfiduar incidentet dhe situatat ku konflikti do të përshkallëzohej”, tha Jevtiq.

Tutje Jevtiq tha se gjatë këtij takimi, është vet presidenti Vuçiq ai i cili i ka ofruar mbështetje dhe siguri të plotë nga shteti serb të gjithë serbëve të Kosovës.

“Presidenti na inkurajoi duke thënë se ai nuk do të lejonte që ndonjë “stuhi”, apo ndonjë gjë tjetër që të ndodhte, se në çdo kohë do të merrte një vendim që do të mbronte jetën, gjë që na shtoi sigurinë dhe me këtë ai na bëri të qartë se shteti serb do të jetë në mbrojtje të serbëve, pra në më të rëndësishmen, jetën tonë”, u shpreh Jevtiq.

Ndryshe, sot në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe dhe mbi 130 politikanë serbë kanë zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me ç’rast ky i fundit iu ka kërkuar serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur vet Vuçiq të konsultohet me ndërkombëtarët përfshirë edhe Kinën për këtë çështje. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme