Ministri serb viziton xhandarmërinë jo shumë larg kufirit me Kosovën, flet për gatishmëri luftarake

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, ka vizituar vonë në mbrëmje Detashmentin e Xhandarmërisë në Kralevë, duke nxitur kështu dyshime për një lëvizje të mundshme drejt Kosovës.

Kraleva është qytet jo shumë larg pikës kufitare, Jarinjë, në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas njoftimit të MPB-së serbe, Gashiq “me këtë vizitë është bindur për gatishmërinë luftarake dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të kësaj njësie”.

“Ministri vuri në dukje se të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake dhe se pjesëtarët e Xhandarmërisë janë të gatshëm të përmbushin çdo detyrë që u vihet nga udhëheqja e Republikës së Serbisë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Po ashtu në këtë njoftim, thuhet se gjatë kësaj vizite, Gashiq në një bashkëbisedim me pjesëtarët e këtij Detashmenti theksoi përkushtimin e tyre për mbrojtjen e Republikës së Serbisë dhe të gjithë qytetarëve të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme