Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se ministri Arben Travari është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të projektit për këmbimin e mjekëve nga SHBA dhe Maqedonia.
Ky ka qenë projekti që ministri Taravari i ka dhënë prioritet në agjendën e tij. Ndonëse u tha se do të realizohen takime serioze që do të mundësojnë e mjekëve nga Maqedonia të marrin eksperiencë nga qëndrimi i tyre në fushën e mjekësisë, megjithatë, pamjet e para të publikuara flasin të kundërtën!
Në fotot e publikuara dhe të shpërndara nga vetë ministri Taravari në rrjetin e tij social ngaqë faqja zyrtare e kësaj ministrie nuk funksionon, shihet ai në shoqërinë e një mjeku të Radiologjisë, Argjend Imeri në restorante dhe darka.
Pikërisht, kanë qenë ambientet e restoranteve e jo klinikat spitalore ato që ministri Taravari ka përzgjedhur për të realizuar takimet me mjekët e SHBA’ve, në këtë rast, sipas përshkrimit, me Dr Anrdrew Sanders dhe dr Frank Imbarrato.
Gjatë darkës, thuhet se palët janë dakorduar për bashkëpunim institucional dhe për njohje të ndërsjellë të përvojave në lëminë e mjeksisë mes dy vendeve./Sakte.net