Ministri Vitia jep detaje për pacientin i cili është drejt shërimit nga koronavirusi

Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë ka bërë me dije se njëri nga pacientët e prekur nga koronavirusi është drejt shërimit.

Vitia, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se testi i dytë që i është bërë ka dal negativ teksa ka shtuar se janë në pritje të rezultatit përfundimtar.

“Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Vitisë:

Të dashur qytetarë

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me COVID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme