Ministri Vitia uron Fitër Bajramin

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia u tha qytetarëve se ky Bajram na gjen më të përgatitur se më parë për mirënjohje te njëri-tjetri dhe ndjenjë më të thellë për cilindo në nevojë.

“Ky muaj i pazakontë agjerimi, i mbushur plot vështirësi e kufizime, betejë e panjohur më herët, u mbush nga qëndrimi juaj fisnik që në urtësi e sakrificë ndihmuat që ta kalojmë së bashku në harmoni. Ngase me shpirtin që lutet dhe mendjen që reziston ky Bajram na gjen më të përgatitur se më parë për mirënjohje te njëri-tjetri dhe ndjenjë më të thellë për cilindo në nevojë”, ka shkruar Vitia.


 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme