Ministria e Arsimit i bie në gjunjë Listës Serbe

Projektligji për arsimin e lartë, i cili ka më shumë se një vit që është tërhequr nga Kuvendi me arsyetimin se duhen bërë disa plotësime, vazhdon të qëndrojë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duke mos u proceduar në Qeveri. 

I njëjti projektligj ishte tërhequr nga seanca e Kuvendit edhe në vitin 2016, atëkohë me arsyetimin se duhen disa konsultime rreth tij. Por, e vërteta është se projektligji ka dështuar të procedohet për shkak të mosmarrëveshjeve me Listën Serbe, shkruan gazetametro.net.

Zyrtarët e tashëm të MASHT-it nuk kanë treguar se kur do të procedohet në Kuvend ky projektligj. Arben Dërmaku, këshilltari i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë të ditur se projektligji fillimisht pritet të dalë në dëgjim publik e më pas të procedohet në Qeveri.

Lista Serbe ka dalur nga koalcioni qeverisës i Haradinajt pas arrestimit të Marko Djuricit në Veri, mirëpo ata vazhdojnë akoma që të i mbajnë postet ministrore dhe të gjitha pozitat që i kanë arritur gjatë koalicionit me PAN./gazetametro.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme