Biznesmen Ivan Nikolov në dëshmin e tij sot para Gjykatës Penale, deklaroi se kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar ryshfet për blerjen e tokës shtetërore në vitin 2013, përcjell Almakos.
“Ishte ‘Mitrovden’ kur më thirri dhe më pyeti nëse mund të shkoj 15 minuta në zyrën e tij. Isha me mysafirë, por sersiht shkova. Më tha që mund të blej tokën për 70 denarë për metër katror dhe se kjo ishte e vlefshme deri në Vitin e Ri. Më është kërkuar të jap plus 3 euro për meter katror. Ai tha që kjo është një hise për të, një për ndërtimin e kishës dhe një për partinë. I thashë se ishin shume 300,000 euro, sepse toka ishte 100,000 mij euro për metra katrorë. Ka pasur një numër dokumentesh në tavolinë dhe më tha që edhe këto përfunduan ne sirtar. Isha konfuz dhe u shpreha se kisha nevojë të mendohem”, tha dëshmitari.
Ai shtoi se kur e pyeti Zaevin se si do t’i jepte faturë, Zaev tha qe paratë të dergohen tek vëllain e tij Viceto.
Nikolov shpjegoi se me Zaev u takuan disa herë në zyrën e tij. Në një nga takimet ai sugjeroi në vend të parave të jap materiale ndërtimi për kishën, por Zaev shtoi se nuk ka mundësi!
Ai vuri në dukje se pergjate bisedave telefonike , Zaev nuk kërkoi ryshfet, por takime personale në kabinet./Almakos