Ministria e Infrastrukturës i kundërpërgjigjet Behgjet Pacollit: Traseja e autostradës nuk ndryshohet

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu në një konferencë për media i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli për trasenë e autostardës për Gjilan.

Ai ka theksuar se kjo trase e autosradaës nuk do të ndryshohet.

“Ata që e kundërshtojnë këtë autostradë janë dashakeqës të interesave të qytetarëve të Anamoravës”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka mohuar se ka pasur përplasje ndërmjet ministrit Pal Lekaj dhe zëvendëskryeministrit Pacolli për trasen e autostardës.

Ndërkaq, i pyetur se a ka rrezik që Pacolli të dalë nga qeveria, ai ka thënë se është punë e tij.

“Ne jemi për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve”, tha ai.

Ndryshe, Pacolli dje ka akuzuar Pal Lekajn e Ramush Haradinajn për ndryshimin e trases së autostradës për Gjilan.

Deklarata e plotë e Pacollit:

Ndërrimi i trasesë së autostradës privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut nga qasja në këtë rrugë.
Në kohën e qeverisjes 2011-2014, është paraparë zgjerimi i rrugës ekzistuese në katër korsi, nga Veterniku drejt pallatit të drejtësisë, në pjesën e majtë të Liqenit, Suteskë, Slivovë, Llabjan, Bresalc, Gjilan.
Qytetarët e asaj pjese duhet ta kenë këtë rrugë, që përveq se do tu shërbejë njerëzve që jetojnë atje, do jetë edhe nxitje e madhe e kthimit të popullatës, që tani janë duke u braktisur atë zonë.
Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë pjesë e një dakordimi edhe me kryeministrin kur është formuar qeveria e Kosovës. Për shkak të angazhimeve të mija jasht vendit, fatkeqêsisht është devijuar traseja krejtësisht në drejtim tjetër dhe Gollaku ka mbetur i privuar nga e drejta për të pasur qasje në infrastrukturë moderne rrugore.
Shpresoj shumë që kryeministri do të ndërmarrë masa urgjente për evitimin e këtij dëmi që po i bëhet Gollakut por edhe buxhetit të Kosovës, duke pasur parasysh se rindërtimi i rrugës, në trasenë e lartpermendur do të kushtonte shumë më lirë se sa andaj kah është planifikuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme