Ministria e Jashtme ia mësynë ta bëjë konsull nderi në Zvicrës një mirëmbajtës shkollash

Ministria e Punëve të Jashtme ia ka mësyrë ta bëjë konsull nderi në Konfederatën e Zvicrës një mirëmbajtës shkollash.

Arsen Shoshi, tani biznesmen që mirëmban rrjetin e shkollave private, “Benedikt Schule” ka marrë vendimin nga MPJ-ja, por që emërimi nuk është zyrtarizuar ende, pasi mungon konfirmimi nga shteti zviceran, shkruan Koha Ditore.

MPJ-ja ka zgjedhur ta mbajë sekret emërimin e Shoshit, por edhe të konsujve të tjerë të nderit, për të cilët nuk dihet sa është numri i saktë.

Nga burime brenda Ministrisë, gazeta ka kuptuar se zgjedhja e Shoshit ka shkaktuar përplasje verbale në Konsullatën e Cyrihut, pasi ai ka kërkuar të pajiset me pasaportë diplomatike dhe të dërgohet sa më shpejt vendimi në Protokollin zviceran, i cili është nxjerrë para më shumë se një muaji. Këto janë mohuar nga Shoshi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme