Ministria e Jevtiqit ia paguan rrymën Stojanoviqit

Dalibor Jevtiq dje eka vizituar familjen me tetë anëtarë Stojanoviq në Graçanicë e cila në shtëpinë e vet ka jetuar qe të muaj pa energji elektrike për shkak se nuk e kishte paguar borxhin për të. Rryma iu lëshuar pasi që borxhi u pagua me mjetet e Ministrisë për Komunitet e Kthim, njofton Kossev.

Jevtiq ia premtoi kësaj familjeje edhe renovimin komplet të objektit banues, transmeton Koha.net.

“Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jeton, Ministria për Komunitete e Kthim dhe komuna e Graçanicës do të vazhdojnë për ta ndihmuar këtë familje me shumë anëtarësh, jo vetëm këtë, por edhe familjet të tjera të rrezikuar në planin social në Kosovë”, ka thënë Jevtiq, është kumtuar nga MKK.

Ai ka shtuar se edhe në vitin 2018 Ministria në krye të së cilës gjendet “do të luftojë për mbetjen e serbëve në këto hapësira “:

“Ekzistenca (e serbëve) edhe më tej do të jetë njëri nga prioritetet tona më të rëndësishëm, po aq sa është i rëndësishëm edhe kthimi, sepse gjithmonë themi se pa qëndrim të serbëve këtu nuk ka as kthim.”

Jevtiq ka theksuar se Ministria ka informata se aktualisht 4 mijë persona kanë shfaqur dëshirë për t’u kthyer në Kosovë dhe se për këtë po punohet.

“Më duhet të them se numri i të kthyerve varet nga mënyra se si bëhet implementimi i kthimit. Kur e them këtë, mendoj se nëse gjërat shkojnë në rrjedhë pozitive dhe nuk kemi probleme në procesin e kthimit, besoj se numri i atyre që dëshirojnë të kthehen do të rritet” ka thënë ai, përcjell koha.net.

Valentina Stojanoviq ka theksuar se ky gjest i ministrit sërish ka kthyer shpresën për të nesërme më të mirë.

“Jevtiq, me të dëgjuar për problemin tonë,e ka paguar faturën e energjisë elektrike dhe menjëherë ka ardhur për të na vizituar. E falënderojmë për këtë”, ka thënë ajo.

Familjen Stojanoviq, bashkë me Jevtiqin, e ka vizituar edhe prefekti i Graçanicës Sërgjan Popoviq.

Stojanoviqët, sië thotë portali kossev, jeton nga të ardhurat e pakta, një rrogë mujore, ka gjashtë fëmijë që vuajnë nga sëmundja hormoni i rritjes. Kohë më parë këtë familje e kishte ndihmuar edhe organizata humanitare “28. jun” (28 qershor )me një lavatriçe, shporet, dru e material për izolim të shtëpisë.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme