Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë 10 mijë euro për fondacionin “Ibrahim Kodra-Swiss Foundation” që udhëhiqet nga bashkëshortja e Behgjet Pacollit.
“Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale ‘New Urbanistic’ në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018”, thuhet në njoftimin e MKRS.
“Kryetarja e këtij fondacioni Maria Pacolli, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë duke theksuar se kjo mbështetje financiare ka rëndësi të veçantë për arkitektët e rinj të cilët do të jenë një përfaqësim i denjë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018”, thuhet në këtë njoftim.