Ministria e Mbrojtjes “godet” buxhetin me shpenzime luksi

“Armata politike” e Ministrisë së Mbrojtjes i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi gjysmë milioni euro, për më pak se dy vjet. Shpenzimet veç e veç të eprorëve të këtij institucioni Ministria i ka fshehur, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në një përgjigje të shkruar që Ministria e Mbrojtjes ia ka përcjellë gazetës pas një kërkese për qasje në dokumente publike, është 570.532 euro totali i shpenzimeve për ministrin, zëvendësministrat, këshilltarët politikë dhe për stafin tjetër mbështetës. Në këtë shumë nuk janë përfshirë edhe shpenzimet e bëra gjatë katër muajve të parë të mandatit, shator-dhjetor 2017.

Kësisoj, nga janari i 2018-s e deri në gushtin e 2019-s vetëm për paga janë shpenzuar 371.522 euro. Krahas tyre, stafi politik ka arkëtuar edhe 9287 euro si mëditje.

Paria e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka kursyer as në dreka e darka. Brenda 20 muajsh në reprezentacion ka harxhuar 29.420 euro.

Bazuar në një dokument të siguruar më herët, e që përmban shpenzimet vetëm të 2018-s, evidencohet e dhëna se për reprezentacion asnjë zyrtar nuk e ka rrudhur dorën. Të gjitha të dhënat për këtë kategori flasin për shpenzime të bëra vetëm në bufe. Për një vit, stafi politik ka lënë aty saktësisht 14.110.40 euro

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme