Ministria e Mjedisit gjen shkelje në procesin e Planit zhvillimor

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor nëpërmjet një letre dërguar Komunës së Ferizajt, ka kërkuar përsëritjen e procesit për vënien në diskutim publik të Propozimplanit zhvillimor komunal, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ministri ka vlerësuar se ky proces ka vazhduar në kundërshtim me dispozitat ligjore, andaj ka shprehur gatishmëri të jap sqarime për Komunën dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal lidhur me këtë çështje. “Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës, vlerëson se është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet midis të tjerash në letrën e MMPH-së, të cilën e ka pranuar kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Kjo komunë është në kundërshtim me disa dispozita ligjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme