Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur detaje nga aksioni i djeshëm policor për keqpërdorime tenderësh në MPB. Siç njoftojnë nga ministria, aksioni ka të bëjë me lëndë e cila gjendet në procedurë parahetimore për keqpërdorim dhe darkordësim mes operatorëve ekonomikë dhe të punësuarve në departamentin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në MPB, lidhur me furnizime publike për nevojat e ministrisë. Kështu, gjatë bastisjeve në 16 lokacione, janë konfiskuar telefona celularë dhe dokumentacion i vëllimshëm që do të jenë pjesë e analizave të mëtejme, gjithashtu janë kryer biseda zyrtare me disa persona. Përveç në hapësirat e MPB-së, njoftohet se kontrolle janë bërë në më shumë servise të makinave që paraprakisht me vite i kanë servisuar makinat. /Alsat.mk