
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut të mos udhëtojnë drejt Izraelit deri në qetësimin e situatës së sigurisë. Ky është apeli i Ministrisë së Jashtme pas sulmeve izraelite në Iran dhe kundërpërgjigjes së Teheranit. Ministria e Jashtme gjithashtu bën thirrje që shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Izrael me kujdes të ndjekin informacionet zyrtare dhe portalet kombëtare për raste emergjente dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente.
“Në bazë të informacioneve të marra nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore e Izraelit për fluturime civile është e mbyllur deri në një njoftim të ri. Të gjitha fluturimet për hyrje e dalje janë pezulluar, pa një paralajmërim konkret për rikthimin e komunikacionit të rregullt ajror”, than nga Ministria e Jashtme.
Ministria e Jashtme thotë se përmes përfaqësisë diplomatike-konsullore në Tel-Aviv po ndjek situatën dhe do të informojë në kohë për zhvillimet e mëtejme. Gjithashtu rikujtoi shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në numrat e telefonit të Ambasadës dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme./Alsat.mk



