Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet LSDM-së për kallëzimin penal

Ministria e Shëndetësisë reagoi për kallëzimin penal të LSDM-së. “Ministria e Shëndetësisë e respekton të drejtën ligjore të çdo personi për të paraqitur kallëzim nëse vlerëson se ka bazë për këtë. Njëkohësisht, presim që institucionet kompetente t’i shqyrtojnë të gjitha pretendimet në mënyrë profesionale, të plotë dhe të paanshme”, theksohet në reagimin me shkrim të dikasterit të shëndetësisë.

Prokuroria Themelore Publike tashmë po vepron lidhur me rastin. Ministria dhe të gjitha institucionet shëndetësore kompetente do të bashkëpunojnë plotësisht dhe, pa vonesë, do të dorëzojnë çdo informacion, analizë dhe dokumentacion të kërkuar. Në Gostivar, sistemi shëndetësor reagoi në kohë, pacientët morën kujdesin e duhur shëndetësor, ndërsa publiku u informua për situatën. Shëndeti i qytetarëve nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve të përditshme politike. Prandaj, vlerësojmë se përpjekjet e LSDM-së për ta shndërruar rastin në temë partiake nuk kontribuojnë në përcaktimin e fakteve”, thuhet më tej në reagim.

The post Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet LSDM-së për kallëzimin penal appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme