Ministria e Shëndetësisë: Në Gaza janë vrarë të paktën 500 pjesëtarë të personelit mjekësor

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, njoftoi se të paktën 500 pjesëtarë të personelit mjekësor janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar, raporton Anadolu.

“Këtu në Palestinë dhe në Gaza në veçanti, kjo ditë përkujtohet nëpërmjet 138 infermierë të vrarë nga pushtuesi izraelit. Dita Ndërkombëtare e Infermierëve këtë viti është e jashtëzakonshme dhe është e drejta jonë ta quajmë këtë vit Viti i Infermierisë”, tha zëdhënësi i ministrisë, Khalil al-Daqran gjatë një konference për media në margjinat e një proteste të organizuar nga infermierët e spitalit Dëshmorët e Aksasë në qytezën Deir al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

“Infermieret dhe ekipet mjekësore janë një pjesë integrale e strukturës së popullit palestinez. Ata ishin dëshmorët që luajtën rolin e tyre kombëtar dhe humanitar për të shpëtuar jetën e të plagosurve dhe të sëmurëve”, tha al-Daqran, duke shtuar:

“Ata e përmbushën betimin e tyre profesional në një vit ku u thyen rekordet për sa i përket sasisë së trajtimit të ofruar, në rrethanat kur personeli mjekësor u martirizua, u plagos, u zhvendos në tenda ose u mbajt në burgjet raciste izraelite, me numrin e personelit mjekësor që arrin në 500 dëshmorë, 1500 të plagosur dhe 312 të arrestuar”.

Al-Daqran i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar dhe njerëzve të lirë të botës që të mbrojnë personelin mjekësor dhe institucionet shëndetësore dhe të kriminalizojnë sulmet kundër tyre”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje sindikatës, organizatave ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të dërgojnë ekipe mjekësore dhe infermierë për të mbështetur ekipet shëndetësore në Gaza.

Izraeli ka vrarë mbi 35 mijë palestinezë në Gaza, si hakmarrje për një inkursion ndërkufitar të 7 tetorit nga Hamasi, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.

Rreth 85 për qind e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur brenda enklavës, ku ka mungesë të gjerë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme