E mërkurë, 26 Tetor 2016 – Sakte.net
Nuk ka anulim të konkursit për ndarjen e specializimeve nga Ministria e Shëndetësisë. Këtë e ka konfirmuar edhe një herë ministri në takimin që ka pas me deputetët e komisionit për shëndetësi.
Ata kanë kërkuar shpjegime pasi dhjetëra kandidat kanë shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si janë ndarë specializimet. Por ministria ka premtuar vetëm se do të shqyrtoj ankesat, transmeton Koha.net.
“Ministria është në proces të shqyrtimit të ankesave. Më pas di të ketë edhe një konkurs ku do të pranohen edhe 60 specializant nga Kosova dhe 5 nga Lugina e Preshevës. Por ne kemi kërkuar që të rishikohet edhe udhëzimi administrativ që rregullon çështjen e specializantëve”, ka thënë për KTV-në kryetarja e komisionit për shëndetësi Flora Brovina.
Ndërkaq deputetja Besa Baftiu tha se ka kërkuar mjaft shpjegime por përgjigja është se konkursi nuk do të anulohet.
“Nuk ka diçka konkrete ministri tha që janë ne proceduar të shqyrtimit të ankesave por 99.9 % nuk anulohet konkursi”, ka thënë Baftiu.
Ndryshe gjatë kohës sa po zhvillohej takimi kandidatët për specializim që mbetën jashtë listës kanë protestuar. Ata kërkuan edhe një herë anulimin e konkursit.
Valmir Idrizi një nga protestuesit tha se edhe ankesat që i parashtruan iu refuzuar si të pabaza.
“Kërkesa është mu anulu konkursi pasi mënyra e vlerësimit është skandaloze. Ankesat janë refuzuar si të pabaza, për të gjithë njësoj”, ka thënë ai.
Ata kanë thënë se nuk do të ndalen dhe këtë çështje do ta dërgojnë edhe në gjykatë.