Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, ka publikuar një video ku shihen forcat turke duke u nisur për Kosovë.
Në njoftim thuhet se këto forca paqeruajtëse turke do të nisen në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit në Veri.
NATO e ka përshendetur vendosjen e këtyre forcave në Kosovë, duke e parë si forcim të sigurisë.
Të hënën disa pjesëtarë të KFOR’it mbeten të lënduar si pasojë e përleshjeve me protestuesit serbë, që nga institucionet e Kosovës cilësohen si banda kriminale serbe.
© SYRI.net