Ministria palestineze e Shëndetësisë: 436 të vrarë në sulmet izraelite gjatë natës në Gaza

Të paktën 436 persona, përfshirë 182 fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite gjatë natës në Gaza, ka njoftuar Ministria palestineze e Shëndetësisë, raportoi të hënën CNN-i.

Sipas ministrisë, shumica e të vrarëve ishin nga pjesa jugore e Gazës.

“Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i luftës është rritur në 5,087 të vrarë, duke përfshirë 2,055 fëmijë dhe 1,119 gra”, thuhet më tej në deklaratë.

Sipas të dhënave, më shumë se 15,000 njerëz janë plagosur nga bombardimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme