Ministrja e Arsimit dhe Shkencës tha se nuk do të mungojnë tekstet shkollore

Gazetar: Mihajllo Donev

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës tha se nuk do të mungojnë tekstet shkollore. Ajo tha se do të publikohen shpallje për të gjitha tekstet e nevojshme për nxënësit. Janevska tha se në fund të vitit është miratuar ligji për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm dhe se problemi i mungesës së tyre do të zgjidhet.

“Rregullorja e re tashmë është përgatitur, vetëm duhet të nënshkruhet dhe publikohet. Është bërë analiza e atyre teksteve që kemi të drejtën e autorit sipas ligjit të vjetër, është bërë analiza e teksteve që duhet të marrim me ligjin e ri. Në fund të janarit do të bëjmë reklamë për tekstet e gjuhëve të huaja dhe për të gjitha tekstet e tjera që u nevojiten nxënësve”, deklaroi Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Janevska takoi sot përfaqësuesit e studentëve dhe nxënësve të Shkollave të mesme. Për studentët u tha se është siguruar transporti falas.

“Diskutuam për transportit publik falas për të gjithë studentët, përveç universiteteve shtetërore edhe për ato private. Folëm se si do të ripërdoren fondet e vakteve të studentëve për të rritur numrin e studentëve që do ta përdorin atë”, tha Aleksandar Nikolovski, kryetar i trupit kombëtar studentor.

Për shkollat e mesme, Janevska tha se kanë diskutuar për modelet e reja të provimit të maturës shtetërore, të cilat sipas saj do të jenë lehtësim për nxënësit e shkollave profesionale. Në planet e Ministrisë për këtë vit, Janevska tregoi se është përfshirë edhe vazhdimi i futjes së vazhdueshme dhe graduale të mësimit një turnesh dhe njëditor dhe optimizimi i rrjetit shkollor. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme