Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka theksuar se edhe pse vendi është në kohë pandemie dhe se është duke u zhvilluar mësimi nga distanca, detyrë e mësimdhënësve nuk është që të mos bëjnë asgjë.Bajrami ka thënë se mësimdhënësit e kanë për detyrë të jenë në kontakt me nxënësit gjatë ditës.
“Mësuesit e kanë për obligim që të gjithë të jenë në kontakt me nxënësit. Është detyrë e tyre. Të gjithë janë duke marrë rroga dhe tani duhet të jenë në kontakte ditore me nxënësit e tyre, për të kontrolluar detyrat dhe për të dhënë angazhime shtesë në qoftë se e shohin të nevojshme”, tha Bajrami në emisionin “Jeta në Kosovë”.