Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të hënën, nuk ka mundur t’i dëgjojë thirrjet e mijëra protestuesve që të marrë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqjen nga pozita për vdekjen e Astrit Deharit në rrethana të pasqaruara në dhomën e Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Ajo nuk ndodhet në Kosovë.
Ministrja Hoxha, së bashku me dy bashkëpunëtorë, është në udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë thënë “Kohës Ditore” dy burime të ndryshme.
Ministria e Drejtësisë nuk ka dërguar njoftim për media rreth kësaj vizite dhe as nuk e ka publikuar në webfaqen zyrtare.