Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli, me ç’rast ka uruar kosovarët për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, raporton “Zeri.info”.
Megjithatë, ajo ka theksuar se Kosova ka ende punë për të bërë sa i përket liberalizimit, duke kërkuar këtu luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Nëse e shikojmë demarkacionin, mund t’ju uroj për këtë marrëveshje, është një hap i qenësishëm për liberalizimin e vizave. Por në këtë drejtim, pos demarkacionit duhet të ketë edhe rezultate të dukshme drejt luftimit të krimit dhe korrupsionit. Ka ende gjëra qe duhet bërë për të treguar që Kosova po vepron arsyeshëm dhe prandaj ka edhe disa pengesa”, ka theksuar ministrja e Austrisë.