Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska së bashku me një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, sot qëndrojnë për vizitë zyrtare njëditore në Bullgari.
Pas pritjes zyrtare me nderimet të larta ushtarake, ministrja Petrovska do të takohet me homologun e saj bullgar, ministrin Dragomir Zakov, ndërsa në Kuvendin e Bullgarisë do të ketë takim me kryesinë e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje.
Në Sofje, ministrja Petrovska do të takohet edhe me dy oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët aktualisht janë duke vijuar arsimin e lartë ushtarak në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Gjorgji S. Rakovski” në Sofje.